Lajmet e fundit

Raportet veçse kishin filluar të kriseshin për tokën në Bibaj të Ferizajt pas vitit 2000 ndërmjet familjes Tahiri dhe Hyseni.
Kjo e fundit ndërmori hapin e parë duke ndjekur rrugët ligjore për vërtetimin e pronësisë.
Më 23 shkurt të vitit 2009, familja Hyseni ngriti padi ndaj familjes Tahiri, që janë edhe kushërinj të largët mes vete, pikërisht për pronësinë e tokës në fjalë, e cila ndodhet në Bibaj të Ferizajt, raporton Kiks Kosova.
Ky proces gjyqësor zgjati plot 16 vite, ndërsa më 15 tetor të 2024-ës, Gjykata Themelore në Ferizaj vendosi që toka të kalojë në pronësi të familjes Hyseni.
Por se si rrodhi gjithë procesi gjyqësor, Kiksi ka pyetur edhe Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Sipas këtij institucioni, kërkesa e padisë i ishte aprovuar familjes Hyseni nga Gjykata Themelore në Ferizaj në vitin 2014, pas 5 vitesh.
Pas një viti, familja Tahiri kishte bërë ankesë në Apel kundër aktgjykimit të Themelores në Ferizaj, kërkesë kjo e cila ishte aprovuar pas 5 vitesh, pra në vitin 2020. Dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.
Pavarësisht kësaj, Gjykata e kishte aprovuar kërkesëpadinë e familjes Hyseni.
Gjykata Themelore për Kiksin tregoi poashtu se më 17 janar 2025 kanë pranuar një revizion nga vëllezërit Tahiri.
Pak ditë më vonë, më 28 janar, Tahir Tahiri është tërhequr nga kjo e drejtë. /Klankosova.tv