Lajmet e fundit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është shpallur aktgjykimi në çështjen penale të tani të akuzuarve H.A ,N.A ,I.R ,A.B ,E.B ,S.S ,H.E ,H.L dhe M.B të akuzuar për shkak të veprës penale ,Organizimi dhe Pjesëmarrja në grupe terroriste dhe L.L e S.H të akuzuar për veprën penale ,Mbajtja në pronësi ,kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve"
Sipas kësaj gjykate të akuzuarit N.A dhe H.E janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj .
"Të akuzuarit I.R dhe E.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve" .
"I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6(gjashtë) muaj" .
"Të akuzuarit H.A ,S.S ,H.L dhe M.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve".
"I akuzuari S.H është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6(gjashtë)muaj ,i cili nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 1(një) viti nuk kryen vepër të re penale" bën të ditur kjo gjykatë transmeton Klan Kosova .