Lajmet e fundit

Manchester United e ka bërë gati ofertën për Niall Ennis, lojtarin e Wolves.
16 vjeçari Ennis po tërheq vëmendjen e ekipve më të mëdha në vend si Chelsea dhe Manchester City, për të cilët po ashtu po thuhet se e dëshirojnë të riun brenda kastës së tyre të lojtarëve.
Mirëpo, Djajtë e Kuq e kanë bërë gati ofertën e tyre për djaloshin premtues.
Oferta e United përfshinë një shumë prej 1,500,000 dollarësh por do t’i duhet të garojë me ekipet e tjera që janë të interesuara që ta kenë në mesin e tyre Ennis-in, raporton goal.com.
Naill Ennis ka luajtur për Wolves që nga mosha 7 vjeçare dhe është cilësuar si lojtar shumë shpresëdhënës.