30.06.2018 · përditësuar para 2954 dite1 min lexim
Një 16-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës sot, e shtunë, në mesditë, njofton Klan Kosova.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, rrugës për Prevallë.
Hazir Berisha nga policia ka thënë për Klanin se ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e punës në një fabrikë të stiroporit.
Bëht e ditur se vdekja ka qenë aksidentale dhe gjatë punës me makinën e stiroporit viktimës i janë shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Raportohet se viktima është nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.