Lajmet e fundit
Shqiptari i përfshirë në trafikimin e kokainës dhe i dëbuar tri herë nga Anglia si emigrant ilegal, u dënua me 16 vite burg.

28-vjeçari Ardit Hoxha, i cilësuar si një person i dhunshëm, goditi dy persona, mes të cilëve një femër, me thikë dhe çekiç, pasi dyshonte se ata i kishin vjedhur drogën, që mbante në ambientet ku ai e fshihte.
I riu shqiptar e fshihte kokainën në shtëpinë e një personi të varur nga droga, por më 2 qershor Hoxha vuri re se mungonte. Shqiptari e ndërmori sulmin bashkë me një person tjetër të quajtur “Lucky”.
Wales Online raporton se, Hoxha gjatë sulmit zhveshi të dy personat, pasi mendonte se e fshihnin drogën në trup. Viktima femër i tha policisë se, Ardit Hoxha i futi një lugë në organin gjenital, duke e kontrolluar për drogën.
Prokurori i çështjes i tha gjykatës se, Hoxha ushtroi dhunë ndaj këtyre dy personave për t’iu “dhënë një leksion”, për drogën e humbur.
Hoxha, i cili banonte në qytetin e Kardifit u dënua me 7 vjet për dhunën e ushtruar dhe 9 vjet për shitje kokaine nga Gjykata e Uellsit,transmeton Shekulli.al