Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 raste të vdekjes dhe janë regjistruar 30 raste të reja me virusin korona nga 1 mijë e 658 mostra të marra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve 359 pacientë janë shëruar nga COVID-19, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 154 mijë e 524 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 143 mijë e 427 janë shëruar, 5 mijë e 184 kanë vdekur dhe vazhdojnë të mbesin edhe 5 mijë e 913 raste aktive.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.