Lajmet e fundit

Kompania “Laborator Teatër ATK” në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës organizuan audicionin për studentët që duan të bëhen pjesë e teatrit, duke synuar përfshirjen e tyre në shfaqjen më të re që do vihet në skenë në bashkëpunim me UET-in.
Studentë të apasionuar pas aktrimit kishin këtë javë mundësinë për ta realizuar ëndrrën e ngjitjes në skenën e vërtetë të teatrit.
Nga studentët që aplikuan u përzgjodhën rreth 16 prej tyre për t’u bërë pjesë e shfaqjes “Lideri”, e cila ka nisur tashmë provat.
Studentët që u përzgjodhën nga ky audicion do të ngjiten në skenë, ku do të luajnë krah emrave të njohur të teatrit shqiptar, si Bujar Asqeriu dhe Marjana Kondi. Drama që pritet të vihet në skenë këtë muaj është një nga dramat më të njohura të teatrit absurd “Lideri”, e autorit Eugène Ionesco. Mapo.al