Lajmet e fundit

Sipas fondit bamirës, Medecins Sans Frontieres, 16 persona kanë vdekur nga uria në qytetin e rrethuar sirian, Madaya, që kur ndihmat e OKB-së arritën në fillim të këtij muaji, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre, në prag të vdekjes nga uria janë edhe 33 persona të tjerë.
Brice de la Vingne, nga ky fondacion, u shpreh se kjo situatë është “totalisht e papranueshme dhe këta njerëz do duhej të evakoheshin para disa javëve”
Në fillim të janarit, dy kovoje emergjente të ushqimit dhe ndihmës janë dorëzuar në Madaya, ku deri në 40 mijë nejrëz besohet se janë bllokuar në kushte të tmerrshme.