Rreth 1500 emigrantë të Amerikës Qendrore të cilët kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbërritur në kufirin ndërmjet Meksikës dhe SHBA-ve.
Këta emigrantë thonë se po ikin nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre siç janë Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, vizitoi dje këtë pjesë të kufirit - kjo ishte vizita e tij e parë që nga vendosja e trupave amerikan aty.
Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten, më 9 nëntor, një vendim që në mënyrë efektive do të pezullonte dhënien e azilit për emigrantët që kalojnë kufirin amerikan me Meksikën në mënyrë të paligjshme, deri në 90 ditë.
Për këtë vendim të Trump ka reaguar edhe Agjencia e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara – UNHCR, transmeton Klan Kosova.
“UNHCR pret që të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të sigurojnë që çdo person që ka nevojë për mbrojtje të refugjatëve dhe asistencë humanitare, është në gjendje të marrë menjëherë dhe pa pengesa në përputhje me Protokollin e refugjatëve të vitit 1967, në të cilën Shtetet e Bashkuara janë palë”, tha agjencia, duke iu referuar një protokolli të Konventës së Refugjatëve të vitit 1951.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.