Shumë familje të afër 3000 personave të vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit në vitin 2001 do të mblidhen së bashku tek Qendra Botërore Tregtare këtë të diel për të kujtuar humbjet e tyre.
Në këtë 15 vjetor të sulmeve, do të bijën kambanat e kishave rreth e rreth New Yorkut në orën 8:46 para dite, për të vazhduar me një minut heshtjeje duke shënuar kështu momentin kur aeroplani i parë goditi Kullën veriore të Qendrës Tregtare.
Pastaj anëtarët e familjarëve të rënë do të fillojnë ceremoninë e zakonshme duke lexuar emrat e 2977 të atyre që vdiqën në New York, Arlington dhe Pennsylvania, gjithashtu edhe gjashtë emrat e të vrarëve nga një sulm me bombë po në qendrën tregtare në vitin 1993, njofton Klan Kosova.
Turma me njerëz për të kujtuar sulmin e tmerrshëm është rritur nga vitit në vit, por familjarët besojnë që në këtë përvjetor të 15 do të vijën shumë më shumë njerëz.
“Prindërit e disa të rënëve janë plakur tashmë, të rinjtë zakonisht po janë në punë”, thotë Tom Acquaviva, djali 29 vjeçar i të cilit, Paul, baba i dy fëmijëve, kishte vdekur me 9/11. “Por besoj se këtë vit do të ketë shumë më shumë njerëz se viteve të kaluara”.
Acquaviva thotë se përkundër që mendon për Paulin në baza ditore, përvjetori është një ditë speciale.
“Në atë ditë unë dhe gruaja ime humbëm gjithçka, ne mbahemi, por nuk lëvizim dot përpara”.
Ndërsa Tom Meehan kishte humbur ceremoninë vitin e kaluar për shkaqe shëndetësore. “Për shkak se jam duke u plakur”, thotë Meehan, 73 vjeçar. “Por edhe ngase e jetoj çdo ditë në stres”.
Meehan nga Toms River i New York-ut, është i vendosur se këtë vit do të marrë pjesë për ta kujtuar vajzën e tij, Colleen, e cila vdiq në kullën veriore, në moshën 26 vjeçare.
“Kur dëgjoj emrat e tyre tek lexohen, kujtimi për ta mbetet i gjallë”, pohon Meehan.
Për t’i lexuar të gjithë merr kohë rreth tre orë. Por kjo në çdo vit shkaktonte pak monotoni dhe turma pakohej. Deri në fund të leximit nuk mbetnin më shumë se 100 persona.
Vite më parë, kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg, kishte përmendur një mundësi për të shkurtuar leximin, por Mehhan, njëjtë si shumë familje të tjera, kishin kundërshtuar këtë mundësi.
“Do të doja të besoj dhe shpresoj se gjeneratat e ardhshme do ta kuptonin rëndësinë e leximit të emrave dhe ta vazhdonin këtë traditë”, thotë ai.
Leximi i emrave ndërprehet në momente të caktuar për të mbajtur heshtje kur shënohen çastet e rëndësishme të sulmeve të 2001-ës; në 9:03, kur aeroplani i dytët goditi kullën jugore; në 9:37 kur një aeroplan goditi Pentagonin; 9:59 kur u rrëzua kulla jugore; 10:03 kur një aeroplan u rrëzua afër Shanksville-it dhe 10:28 kur kulla veriore u rrëzua.
Momenti final i kujton diçka shumë të veçantë, Peter Bitwinski-it, një llogaritar nga New Jersey, shkruan USA Today, njofton Klan Kosova.
Në 2001, kompania për të cilën punonte Bitwinski ishte vendosur në Kullën veriore të Qendrës Tregtare Botërore, dhe rreth 25 kate afër zyrës së Bitwinski-it kishte rënë aeroplani i parë.
Atë ditë, Bitwinski dhe nëntë kolegë, ndihmuan një shok të tyre tetraplegjik, John Abruzzo, që kishte blerë një karrige speciale dhe e ndihmuan për ta zbritur poshtë – jashtë ndërtesës.
Ata dolën nga ndërtesa vetëm 13 minuta para se të ndodhte shpërthimi.
“Nuk e ditëm se ishim duke punuar në të kundërt të orës”.
Bitwinski, që tani është 63 vjeçar dhe jeton në Bayonne të New York-ut, thotë se do ta vizitojë memorialin derisa të jetë gjallë.
“Jam me fat që shpëtova dhe në kujtim të të gjithë atyre që nuk e kishin fatin tim, mendoj se është me rëndësi për mua t’i nderoj ata”, thotë ai për USA Today, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv