Një traget me më shumë se 350 persona në bord u fundos mëngjesin e së hënës pranë një ishulli në Filipinet jugore.
Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar të paktën 316 pasagjerë dhe kanë nxjerrë 15 trupa të pajetë, thanë zyrtarët, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.
Trageti u mbyt në mot të mirë gati 2 kilometra nga fshati ishullor Baluk-baluk në provincën Basilan, tha Komandanti i rojes bregdetare Romel Dua.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.