Aktualisht në Kosovë janë 15 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e kaluara, tre qytetarë janë infektuar me këtë virus, ndërsa nuk është shënuar ndonjë humbje jete.
Është shëruar edhe një person, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 885.
Deri tani numri i të prekurve me koronavirus është 272 mijë e 100, ndërsa të vdekur janë 3 mijë e 200 persona.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.