Lajmet e fundit

Në Gazimestan, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv.
Lajmin për Klan Kosovën e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
“Po, është e vërtetë që janë gjetur rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan. Policia e Kosovës e ka bërë ekzaminimin e ngjarjes dhe ka evituar rrezikun”, ka deklaruar Beka për Klan Kosovën.