Lajmet e fundit

Kandidatët te cilët e kaluan provimin me shkrim të Jurispodencës te shtunën iu nënshtruan edhe provimit me gojë, njofton Klan Kosova.
Provimi është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë dhe po bëhet ne formë publike, derisa këtij provimi iu nënshtruan 145 kandidatë, kurse kryetari i komisionit, Fejzullah Hasani e vlerësoi mbarëvajtjen e provimit, si shumë të mirë.
Provimi do te mbahet gjatë gjithë ditës, ndërsa kandidatët që do ta kalojnë provimin do të mund të aplikojnë për pozita ne sistemin e drejtësisë si prokurorë e gjyqtarë.