Lajmet e fundit

Më 22 prill të vitit 1881, luftëtari Mic Sokoli ra heroikisht në Slivovë të Ferizajt, duke luftuar kundër forcave osmane të Dervish Pashës.
Atëherë, ky kreu një akt trimërie të rrallë, duke i vënë gjoksin topit të armikut, njofton Klan Kosova.
Kështu, këtë të premte, bëhen gjithsej 141 vjet që nga rënia e tij.
Për shkak të rëndësisë së jetës dhe veprës, fotografia e tij është e vendosur edhe në emblemën e Komunës së Ferizajt.