140 persona po konsideron si të vdekur ose te zhdukur pas vërshimeve qe morën gjithë qytetet e Kinës jugore dhe asaj qendrore.
Reshjet më të mëdha që nga viti 1961 kanë bërë qe lumi më i gjatë i Azisë, Yangtze të dalë nga shtrati.
Provinca Hubei përmes së cilës rrjedh ky lum, po ashtu është nën një kërcënim të radhës.
Ndërkohë kryeqyteti i provincës Wuhan, i cili ishte epiqendra e shpërthimit të virusit korona, i ka shpëtuar kësaj radhe vërshimeve te mëdha.
Përveç Yangtze, edhe lumenjtë e tjerë dhe liqenet janë rritur.
Ndryshe, nga shiu i rrëmbyeshëm kanë humbur jetën edhe 66 persona në Japoni.
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut më shumë se tre milionë njerëz janë evakuuar nga zonat e rrezikshme.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Iliri Pireva.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.