Lajmet e fundit

Afër 140 asistentë morën mandat tre vjeçar për të ligjëruar në Universitetin e Prishtinës.
Në fakt, të premten, senati i këtij institucioni vendosi për ta, të cilët kanë aplikuar në konkursin për zgjedhjen e personelit të rregullt akademik të datës 22 tetor të vitit 2019.
Shumica e kandidatëve u zgjodhën e u rizgjodhën si asistentë, e ndër ta edhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova,
Kjo e fundit, do të vazhdojë të ligjërojë edhe për tri vjet të tjera në fakultetin juridik.
Por, jo të gjithë aplikantët për këto vende pune kaluan në këtë shqyrtim.
Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi.
https://www.youtube.com/watch?v=wDtQO3gtuLs&feature=youtu.be