17.03.2018 · përditësuar para 3060 dite1 min lexim
Më 17 mars 2004 kishin nisur “trazirat e marsit” në Kosovë.
Trazirat që u shpërndan në gjithë Kosovën, filluan pasi që dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër, njofton Klan Kosova.
Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijët kishin humbur jetën në lum.
Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, 11 shqiptar e 8 serbë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.