Një djalë 14-vjeçar u vra nga një pako ndihmash e hedhur nga ajri në Gaza të shtunën, sipas spitalit Al-Awda.
OKB-ja ka paralajmëruar se hedhjet e ndihmave nga ajri janë joefektive, të kushtueshme dhe të rrezikshme në zonat me popullsi të dendur.
Kujtojmë se, gjatë ditës së djeshme, pyetur për krizën humanitare në Gaza dhe imazhet tronditëse të urisë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi Hamasin se po e përdor popullsinë si mjet lufte.
“Që në fillim të luftës, Izraeli ka lejuar hyrjen e gati 2 milionë ton ndihma. Nuk besoj se ndonjë ushtri tjetër në botë ka lejuar kaq shumë ndihmë në territor armik. Nëse ne do të kishim politikë urie, asnjë në Gaza nuk do të kishte mbijetuar pas dy vitesh lufte", tha ai. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.