Lajmet e fundit

Piramida e ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej kohësh përdoret si një objekt për argëtimin e fëmijëve, të cilët e kanë kthyer në një rrëshqitëse. Por një adoleshent rrezikoi të dëmtohej rëndë, pasi u rrëzua brenda Piramidës.
Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme rreth orës 10:30, ndërsa mësohet se djali 14-vjeçar kishte hipur në një lartësi prej 20 metrash, ku bashkë me moshatarë kishte shkuar për të rrëshqitur.
Mësohet se ai ka rënë sipër pjesës me xhama dhe më pas brenda Piramidës. Adoleshenti shpëtoi nga ngjarja vetëm me disa dëmtime të lehta, ndërsa i shoqëruar nga punonjësit e zjarrfikësve, u zbrit nga objekti.
Djali me iniciale F. H. mësohet se u shoqërua nga një autoambulancë për një kontroll më të specializuar në spital./Shekulli Online