Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri pasditen e sotme në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë identifikuar 20 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e gjashtë prej tyre, ndërsa 14 vatra vijojnë të mbeten aktive, transmeton Klankosova.tv.
Siç raporton Top Channel, forcave në terren u erdhën në ndihmë 103 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 10 mjete.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.