Lajmet e fundit

Dëshmitarët thanë se 14 persona u vranë kur forcat Houthi kryen një sulm në një rafineri të madhe nafte në Aden duke shkaktuar një zjarr të madh mbi disa pjesë të qytetit, ka raportuat agjencia e lajmeve Reuters.
Si porti dhe rafineria në Aden janë të kontrolluara nga luftëtarët pro-qeveritar ndërsa në këtë zonë ka pasur përleshje të ashpra midis forcave rivale.
Granatimet nga forcat Houthi gjithashtu vranë një ushtar saudit dhe plagosën një tjetër në provincën Jizan që është në kufi me Jemenin, sipas ministrisë së brendshme saudite.
Në zhvillime të tjera, një zyrtar i qeverisë Hadi tha se të njëjtat forca kanë pasur në shënjestër një anije nga Katari që mbante furnizime ushqimore nga Xhibuti për ndihma humanitare dhe sulmi e ka detyruar atë të kthehet prapa.
Forcat rebele Houthi janë ndeshur me qeverinë e Jemenit për muaj të tërë duke marrë kontrollin e qyteteve të mëdha, duke përfshirë edhe kryeqytetin Sanaa.