Lajmet e fundit
Dogana e Kosovës për periudhën tre mujore të këtij viti kanë pësuar rënie të sasisë së mallit për 15.16%. Ndërsa, po për të njëjtën periudhë ka realizuar 2% të hyra më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këto të dhëna i bëri të ditur, drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna gjatë raportimit para komisionit parlamentarë për buxhet dhe financa.
Sipas tij ndryshimet në pakot fiskale do të kenë ndikim në të hyra me ndikim prej 14 milionë euro më pak.