Lajmet e fundit

Në Kosovë deri më sot të vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19 janë 137,445 qytetarë derisa numri i të infektuarëve aktualë është 366, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga ky virus dhe 70 të tjerë kanë rezultuar pozitivë, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, në këto 24 orë një dozë të vaksinës e morën 12,832 persona.
Ndërkaq, tetë qytetarë janë shëruar kështu duke çuar numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,641.