Lajmet e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokurori i Shtetit janë ngritur 135 aktakuza kundër 176 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 10 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton Klan Kosova.