Lajmet e fundit

Një burrë rreth të 20-tave, është martuar me një 13 vjeçare pasi e ka lënë atë shtatzënë.
Martesa është realizuar në një qytet të quajtur Kef në Tunizi, në prezencën e prindërve të tyre të cilët kanë dashur që ta ndalojnë këtë martesë.
Edhe pse të bërit seks me dikë nën moshën 15 vjeçare është e dënueshme me ligj me deri në gjashtë vjet burgim në Tunizi, përdhunuesi mund t’i ikë dënimit nëse martohet me viktimën e tij.
Po ashtu, nëse viktima nuk ka shenja dhune, atëherë përdhunimi përfundon në martesë.
Gjykata në këtë rast kishte vendosur se ata mund të martohen, përdhunuesi s’do të dënohet dhe është konsideruar se vajza është e denjë për martesë.