Lajmet e fundit

Autoritetet në Seul, kanë bërë me dije se kanë pranuar 13 shtetas të Koresë së Veriut, punonjës të një restoranti, të cilët janë larguar nga Kina për në Korenë Jugore në fillim të këtij viti.
Zyrtarët kanë bërë me dije se 12 grahe një burrë tani kanë filluar procesin formal të risistemimit në Korenë Jugore.
Grupi ka dezertuar nga Koreja Veriore në prill të këtij viti. Ata kanë ikur nga një restorant që është pronë e shtetit koreano-verior, e që ndodhet në qytetin Ningbo në Kinë.
Aso kohe, autoritet në Seul kishin deklaruar se dezertimi i tyre u kishte ardhur pa pritur dhe kishin kryer hetime rreth tyre.
Shumica e të dezertuarve nga Koreja Veriore, së pari vendosen nëpër kampe ku merren në pyetje nën dyshimin se mund të jenë spiunë, dhe më pas i nënshtrohen procesit të risistemimit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.