Lajmet e fundit

Dogana e Kosovës ka rritur mbledhjen e të hyrave për buxhetin shtetërorë ku për pesë muajt e parë, krahasuar me ata të vitit të kaluar, ka mbledhur taksa për 4.5 përqind më shumë se vitin e kaluar, respektivisht 13 milionë euro.
“Gjatë vitit 2014 dogana kishte mbledhur 282 milion euro, kurse në vitin aktual (2015) e njëjta periudhë dogana ka arritur të mbledhë 295 milion euro”, thuhet në një kumtesë për media të doganës.