Lajmet e fundit

Rreth 13 mijë automjete në Kosovë janë duke qarkulluar me targa prej letre. Para pak kohësh Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka zgjedhur kompaninë fituese për “Furnizim me tabela”.
Por kompanitë e pakënaqura janë ankuar në OSHP, e ku kjo e fundit ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë çështje, shkruan sot, gazeta Zeri.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ende nuk ka dhënë vendimin përfundimtar nëse ka pasur apo jo shkelje në tenderin për “Furnizim me tabela të automjeteve”, të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB).
Zyrtarë të MPB-së kanë thënë se janë duke e pritur raportin përfundimtar nga OSHP-ja, ku në bazë të këtij vendimi ato do të vazhdojnë me hapa të mëtutjeshëm.