Lajmet e fundit

Të paktën 13 emigrantë kanë gjetur vdekjen pasi që barka e tyre e vogël është përplasur me një traget, raportojnë rojat e bregdetit të Turqisë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Aksidenti ka ndodhur në brigjet turke, afër portit të Çanakalesë. Raportohet se barka kishte marrë rrugën për në ishullin grek Lesbos.
Mediat turke raportojnë se 46 persona ishin në barkë. 20 prej tyre janë shpëtuar, 13 ende janë të zhdukur, kurse në mesin e atyre që janë mbytur 4 ishin fëmijë.