Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar zhvillimet politike të fundit në vend.
Duke aluduar në veprimet e fundit të krerëve të subjekteve fituese të 6 tetorit, VV e LDK, meqë ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse, ai përmendi mundësinë për zgjedhje të reja, njofton Klan Kosova.
''Nuk është fushatë elektorale. Por po ju jap fjalën që nëse këta frikacakët ikin kështu sikurse po ikin për të marrë përgjegjësi – shumë shpejt do të ketë fushatë elektorale dhe shumë shpejt PDK do të jetë në drejtim të vendit''.
Ai tha se këto veprime të fundit të krerëve të LDK-së e VV-së, shkojnë në dëm të vendit, njofton Klan Kosova.
''Me këto veprime të ulëta këta frikacakë po e dëmtojnë Kosovën e po e forcojnë Serbinë. E ne nuk do ti lejojmë ta shkatërrojnë vendin për interesat e tyre''.
''Duhet të kesh guxim, duhet marrë përgjegjësi, duhet të kesh moral t’i shërbesh vendit dhe shtetit tënd. Jam sot në dydekadëshin e Rinisë së PDK-së. Falënderoj të gjithë ata të rinj e të reja që sollën fitore për shumë vite''.
''I kemi pas lodhë të tjerët, u bënë të gjithë bashkë për t’na mundur, e PDK ka qenë partia që i ka dhënë më së shumti rinisë'', u shpreh ai në fjalën e tij me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.