19.08.2017 · përditësuar para 3269 dite1 min lexim
Vetëm tri ndeshje në sezonin e ri 2017-18 në Bundesligën gjermane për U17 dhe sulmuesi i Borussia Dortmund ka shënuar tetë gola.
Për ta për edhe më të madhërishëm suksesin e tij, Youssoufa Moukoko, që është vetëm 12 vjeçar golat i ka shënuar kundër lojtarëve me nga katër e pesë vjet më të mëdhenj.
Ai qysh tash po shihet si e ardhmja e klubit dhe e shtetit gjerman.
Djaloshi me prejardhje nga Kameruni erdhi në Gjermani në vitin 2014, dhe menjëherë u bë pjesë e U15 ne klubin St Pauli, duke shënuar 21 gola për vetëm 12 lojë.
Më pas kaloi tek Dortmund dhe në sezonin e ardhshëm vazhdoi të shënoi me një ritëm edhe më të madh, duke arritur 33 gola për 15 lojë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.