Lajmet e fundit

12 njerëz janë vdekur në perëndim të Londrës pas shpërthimit të zjarrit një bllok banesor.
Ky është numri i fundit i viktimave të regjistruara nga kjo tragjedi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sipas policisë atje numri i të vdekurve pritet të rritet ende.
Zjarrfikësit kanë shpëtuar deri tash 65 veta nga Grenfell Tower në veri të Kensington, pasi kanë marrë thirrjen pas orës 00:54.
Dëshmitarët kanë thënë se njerëzit janë bllokuar në ndërtesë dhe se janë dëgjuar piskamat e tyre në kërkim të ndihmës për vete por edhe për fëmijët e tyre.