Lajmet e fundit

12 veta janë arrestuar pas sulmit terrorist të Londrës që la shtatë persona të vdekur.
Arrestimet në Barking – në Londrën lindore janë kryer në një banesë që i përkiste njërit prej tre sulmuesve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Një furgon kishte goditur këmbësorët në Urën e Londrën rreth orës 22:00 të shtunën. Po ashtu tre burra kishin therur me thikë disa qytetarët në Borough Market.
Më pas sulmuesit janë qëlluar për vdekje nga tetë policë që kishin shkarkuar rreth 50 plumba. P;o ashtu edhe një anëtar i forcave të sigurisë ishte qëlluar aksidentalisht, por që është jashtë rrezikut për jetë.