Lajmet e fundit

Një fëmijë katërvjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në fshatin Carallukë të Malishevës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Rreth ores 13:30 jemi informuar se në fshatin Carallukë në rrugen rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbesori (fëmije -rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmiu eshte pa shenja jete”, ka thënë ai.
Gjurkaj ka njoftuar poashtu se i dyshuari për aksidentin është identifikuar dhe shoqëruar pranë stacionit policor në Malishevë, kurse policia është në vendin e ngjajres.