Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës, ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Jelena Gjukanoviq, u arrestua me 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin se ka spiunuar për BIA-n serbe.
E njëjta ishte ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Speciale.
Arrestimi i saj është bërë pas hetimeve disamujore.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.