Gjatë kohës kur e tërë bota po përballej me mbyllje nga pandemia, një grup në Facebook shkëmbyen recetat e bëra vetë pasi restorantet nuk punonin.
Tani anëtaret e këtij grupi kanë për qëllim botimin e një libri të përbashkët me receta gatimesh.
"Në kuzhinën e karantinës", do të jetë emri i librit i cili përmban rreth 120 receta nga makaronat e deri tek pjata e peshkut.
“Ne ishim në gjendje të merrnim diçka jo të mirë dhe ta kthenim atë në një gatim të shijshëm”, tha Daniella Cangiano, një nga organizatoret.
Disa receta janë të njohura, gatime që i gatuajmë secili në shtëpi, por të tjerat janë shpikje e tyre që e bënë gjatë kohës së pandemisë, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.
Në librin e gatimit me 250 faqe mund të gjeni edhe histori dhe foto familjare, kujtime të të afërmve të shkrepura në momentet kur po hanin ushqim.
“Ky libër është si një pjesë arkivore për vitin 2020. Shpresoj të mos shohim kurrë më diçka si 2020 por ky libër do të shërbejë si një kujtesë e bukur”, tha Traci Cangiano, ndërmjetëse e pasurive të patundshme.
Postimi i recetave të reja në Facebook do të vazhdojë edhe më tutje dhe të gjithë janë të mirëpritur për t’u anëtarësuar. Por, ka disa rregulla të vogla, brenda grupit nuk lejohet të përfshihet politika, madje secili postim kontrollohet me kujdes për t’u siguruar nëse personi që poston nuk ka lidhje me parti politike.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.