Evropa dhe Azia Qendrore përballen me një "kërcënim real" të një ringjalljeje të pandemisë së koronavirusit në javët e ardhshme, tha të enjten kreu i zyrës rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Hans Kluge tha se numri i rasteve ka filluar të afrohet përsëri në nivele rekorde dhe ritmi i transmetimit në rajon është një "shqetësim i madh".
Ai tha se normat e shtrimit në spital për shkak të COVID-19 në rajonin e 53 vendeve janë më shumë se dyfishuar gjatë javës së kaluar.
Nëse kjo trajektore vazhdon, rajoni mund të shohë 500,000 vdekje të tjera nga pandemia deri në shkurt, tha ai, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Kluge tha se vendet në rajon ishin në "faza të ndryshme të përhapjes së vaksinimit" dhe se në mbarë rajonin mesatarisht 47% e njerëzve kishin përfunduar një seri të plotë vaksinimi.
Vetëm tetë vende kanë kaluar 70% për qind.
Selia e OBSH-së në Gjenevë të mërkurën raportoi se rastet ishin rritur në Evropë për të pestën javë radhazi, duke e bërë atë rajonin e vetëm në botë ku COVID-19 është ende në rritje.
https://www.youtube.com/watch?v=_vRWqFQyano
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.