Lajmet e fundit

Ani se ditëve të fundit nuk është parë shumë nëpër rrjete sociale, asambleisti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci ka qenë shumë aktiv, sidomos në qershor, kur pati zhvillime interesante në veri të Kosovës.
“Ma m.. sbohet mos u tutni”, pati shkruar ai me 14 qershor, raporton klankosova.tv
Në një postim të radhës, po këtë ditë, që absolutisht mund të mos ketë qenë i lidhur fare me atë cfarë i ndodhi sot një Besnik Mujecit të arrestuar për shitje të ekstazisë në plazhet shqiptare, ai komenton dicka tjetër, që dëshmon sa shumë e mbronte partinë e tij, Vetëvendosje.
“Mos mbetë Shqipnija me mbrojtë kosovaristat”, thuhet në postimin e Mujecit, po më 14 qershor.
Një ditë më herët, anëtari i Vetevendosje u mor me analistat, që nëpër studio televizive dhe rrejte sociale ishin kritik me veprimet e qeverisë, sidomos në veri.
“Analistat janë neutral ndaj statusit të Kosovës”, shkroi ai më 13 qershor.
Nuk dihet nëse statusin që përmendet në vijim do ta kishte shkruar sot, por po më 13 qershor ai lëvdoi policinë kosovare për cfarë po bënte në veri të Kosovës, raporton Klankosova.tv
“Policia e Kosovës po i neutralizon me sukses elementet kriminale në veri të vendit. Ju lumtë!”, thuhet në postimin e tij.
Një ditë më parë ai ishte marrë me “politika gjithkombëtare”, që sigurisht se nuk ishin paralajmërim për disa veprime nëpër plazhet e shtetit amë, të Besnik Mujecit që policia shqiptare njoftoi se e arrestoi.
“Vetëvendosje deri në bashkimin kombëtar! 12 qershor 2005. 18 vite Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkroi ai.