Lajmet e fundit

"Kur nuk mund të krijosh, mund të punosh".
Në vitet 1932-1933, ndërsa ishte duke punuar mbi romanin e tij të parë, Miller publikoi rutinën e tij të përditshme të krijimit, si dhe 11 "urdhëresa", siç i quajti vetë, një listë qëllimesh për veten, për të lexuar më shumë dhe për të shkruar më mirë.
1. Mos puno mbi disa gjëra njëkohësisht!
2. Mos nis asnjë libër të ri dhe mbi të gjitha mos shto më material në romanin "Pranvera e zezë" (Romani i dytë i autorit, pas kryeveprës së tij "Tropiku i gaforres").
3. Mos ji nervoz! Puno qetë, me kënaqësi.
4. Puno në varësi të programit, jo humorit.
5. Kur nuk mund të krijosh, mund të punosh.
6. Rrënjos diçka çdo ditë, është më mirë sesa të hedhësh "farë" të re.
7. MOS ndrysho! Dil, tako njerëz, pi nëse të pëlqen.
8. Mos puno si kalë, puno vetëm nëse të sjell kënaqësi.
9. Përqendrohu! Bëj përmbledhje. Fshij!
10. Harroji librat që do të doje të shkruaje. Mendo vetëm për librin që po shkruan.
11. Shkruaj. Kjo është e para dhe më e rëndësishmja. Piktura, muzika, miqtë, kinemaja, të gjitha këto vijnë më pas.
/botimeshqip