Lajmet e fundit

Policia së bashku me Doganën e Kosovës të premten zhvilluan një aksion në veri të Mitrovicës, ku konfiskuan një kamion me pije të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara.
Për këtë policia arrestoi dy persona, të cilët ishin pronarë të marketit, njofton Klan Kosova.
Aksione në lidhje me kontrabandë pati edhe në tre lokacione në Shtërpcë.
Në këto operacione u arrestuan 11 persona, 8 të nacionalitetit serb e tre shqiptar.
Organet kompetente në këto katër lokalitete ndaluan dhe kontrolluan katër automjete me të cilët dyshohet se bëhej tregti e ndaluar.