Lajmet e fundit

11 policë afganë janë dënuar me nga një vit burgim nën akuzën se nuk e kanë mbrojtur një grua e cila u vra në Kabul në mars të këtij viti.
Gruaja 28 vjeçare e quajtur Farkunda, është rrahur deri në vdekje pasi që ishte akuzuar se kishte djegur një kopje të Kuranit, edhe pse dëshmitarët kanë thënë se ajo nuk e ka bërë këtë.
Gjatë këtij viti katër meshkuj janë dënuar me vdekje për këtë vrasje, ndërsa tetë tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm.