Lajmet e fundit

Banorët e lagjes “11 Marsi” në Mitrovicë, ndonëse vetë e shkruan njoftimin se kush hedh mbeturina në atë lagje do të dënohet, kjo rregull nuk po respektohet.
“Rreptësishtë ndalohet hedhja e mbeturinave. Dënimi 500 euro”, është fraza që tërheq vëmendjen nga vendi i mbuluar me mbeturina.
Mbeturinat kanë mbuluar një shtëpi private dhe banorët e këtij vendi nuk po mund ta durojnë kundërmimin e këtij bërlloku.
Në këtë mjedis ka shumë fëmijë që bëjnë lojërat e tyre, dhe qytetarët shpresojnë që ky problem të zgjidhet për shkak se po e rrezikon shëndetin e tyre.
Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësen e Komunës së Mitrovicës, Florije Ademin, e cila ka thënë se për këtë çështje është diskutuar në seancën e fundit të kuvendit se aty u kërkua të rifunksionalizohet komisioni i aksionarëve që është themeluar nga kuvendi, i cili do të mbikëqyrë punën e kompanisë e cila merret me grumbullimin e mbeturinave dhe do të merren hapa konkret.
Kronikë nga Rilind Matoshi.