Lajmet e fundit

Liverpool nuk është pajtuar që ta shesë mesfushorin Philippe Coutinho te Barcelona.
Së paku ende jo. Dhe atë për 109 milionë funta që i ka ofruar gjiganti spanjoll, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Madje raportohet se pas refuzimit të kësaj oferte nuk është aranzhuar ndonjë takim i radhës.
Braziliani sipas The Reds nuk është në shitje. Por pavarësisht kësaj katalanasit janë duke e kërkuar atë me ngulm, pasi e shohin si zëvendësues të Neymar Jr, që ditë më parë kaloi te Paris Saint-Germian.