Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës në tre vitet e fundit ka kompletuar me mjete pune 102 kabinete për shkenca natyrore nëpër shkollat e Prishtinës: 32 shkolla janë furnizuar me kabinete të kompletuara për lëndën e biologjisë; 34 me kabinete për kimi; 35 me kabinete për fizikë; dhe shkolla e mesme e mjekësisë me kabinet për farmaci.
"Tani e tutje, nxënësit e këtyre shkollave kanë mundësi që mësimin teorik nga klasa ta përforcojnë me punën praktike dhe eksperimente konkrete nëpër kabinete".
"Komuna e Prishtinës falënderon mësimdhënëset dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre të palodhshëm në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, si dhe është e përkushtuar për sa më shumë investime të tilla që ndikojnë direkt në lehtësimin e punës së tyre në këtë drejtim", thuhet në një njoftim për media të komunës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, transmeton Klan Kosova.