Lajmet e fundit

Më shumë se 10,000 ushtarë të ISIS-it janë vrarë që kur aleanca ndërkombëtare ka filluar kampanjë kundër grupeve të tyre në Irak dhe Siri.
Zëvendës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, ka thënë për France Inter Radio, se koalicioni, që në kohën kur po vepron, ka parë shumë humbje nga radhët e ISIS-it.
“Do të ketë ndikim”, ka thënë Blinken, por ai edhe njëherë e ka nënvizuar se ISIS janë mjaft të fuqishëm dhe të gatshëm për iniciativa.
Forcat aleate në bashkëpunim me kryeministrin irakian, Haider al Abad, po planifikojnë që të ndrërhyjra në qytetin e Ramadi, që ta rikthejnë kontrollin në qytet.
Marrja e Ramadi-t nga Shteti Islamik, është konsideruar si dështim i komunitetit ndërkombëtar. /KlanKosova