20 pikë epërsi.
Kaq ishte diferenca mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit.
Skuadra nga kryeqyteti nuk i la asgjë rastit dhe i mposhti bindshëm në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, prizrenasit me rezultat 100:80.
Përpos në çerekun e dytë që Protoni e fitoi me rezultat minimal 22:23, në të tjerat ishte Sigali që dominoi totalisht (33:19, 22:16 dhe 23:22).
Sigal Prishtina u kthye te fitorja pas dy humbjeve.
Damiree Burns kishte tjetër ndeshje të madhe te Prishtina, duke realizuar 23 pikë e 18 kërcime. Më efikasi ishte Josh Nzeakor me 25 pikë. Jalen Moore kontribuoi me 15 pikë, tetë asistime e pesë kërcime.
John Walker e Lenzelle Smith i kishin nga 15 pikë te Prizreni.
Prishtina është e treta me bilanc prej pesë fitore e tri humbje. Prizreni mbetet i parafundit me 10 pikë, përkatësisht me dy fitore e gjashtë humbje.
Kjo ndeshje u transmetua live dhe ekskluzivisht në Sport 1 të Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.