Lajmet e fundit

Gratë në Kosovë, gjithnjë kanë qenë më të pakta në numër se meshkujt.
Ky raport i gjinive, po vazhdon edhe më tej, veçse shifrat e reja, flasin për dallim më të ngushtë.
Tani, sipas regjistrimit më të fundit të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, femra ka vetëm 0.4 për qind më pak se meshkuj, transmeton Klan Kosova.
Apo, 100 femra për 101 meshkuj.
Në vitin 1981, kur ishte bërë regjistrimi i fundit i popullsisë, dallimi ishte 2 përqind.
Por, këto shifra, në agjencion thonë që gjithmonë kanë qenë të përafërta.
Në vlerësimin e fundit të bërë me 2014, janë gjithsej 1.804.994 banorë në Kosovë.
Kronikë nga Elhami Dobra.