Lajmet e fundit

Hong Kongu është kapluar nga protesta të mëdha dhe herë pas here të dhunshme që kur u propozua një projektligj për ekstradim i cili do të kishte bërë të mundur që njerëzit në Hong Kong të ekstradohen në territorin e Kinës.
Trazirat kanë parë miliona njerëz të bëjnë presion ndaj qeverisë për të tërhequr projektligjin dhe të cilët kanë bërë thirrje për demokraci të plotë.
Protestat e mëdha filluan në qershor, ku organizatorët thanë se rreth një milion njerëz ishin pjesëmarrës.
Këto protesta u përshkallëzuan ku me raste policia përdori gaz lotsjellës dhe autobote për shpërndarjen e protestuesve.
Në videon më poshtë mund të shihni 100 ditë protesta në 100 sekonda.