Lajmet e fundit

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani një ditë më parë shënuan 10 vjetorin e njohjes së tyre.
Këta të dy janë një ndër të paktat çifte që i kanë rezistuar kohës së tyre me dashurinë, përcjellë Klan Kosova.
Por në këtë përvjetor të shënuar, Albani përmes llogarisë së tij facebook, zgjodhi një dedikim mahnitës për gruan e tij Miriamin me të cilën gëzojnë dhe një vajzë.
''Sot 10 vjet nga dita qe te njoha! Vite qe iken midis sfidave, aventurave, dhimbjes dhe lumturise, por mbi te gjitha DASHURISE.
Ti je pjese e imja, pjese e trupit dhe shpirtit tim! Pa ty nuk kam orientim, je ti ylli im polar, drita ne erresire, uji ne shkretetire, dielli ne dimer dhe shiu ne vere! Te kam dashur ne cdo frymarrje dje, te dua njesoj dhe shume sot dhe ne shekujt ne vazhdim …”- shkruan ai bashkëngjitur me një foto ku duket çifti në fillimet e tyre të lidhjes, përcjellë Klan Kosova.